Jennifer Lopez është fotografuar teksa po shkonte në palestër në Calabasas të Kalifornisë, ku tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj sportive. Këngëtarja dhe aktorja kishte veshur një kostum të zi, i cili theksonte figurën e saj të tonifikuar.
J.Lo e kompletoi kombinimin me atlete dhe çorape të bardha,si syze të mëdha dielli.
Në moshën 57-vjeçare, Jennifer vazhdon të mahnitë me formën e saj fizike. Pamja e fundit tregoi edhe një herë rezultatet e disiplinës, stërvitjeve të rregullta dhe përkushtimit të saj ndaj një jetese aktive.


