Justin Bieber dhe Hailey Bieber herë pas here ndajnë me ndjekësit momente të veçanta me djalin e tyre, Jack Blues. Çifti, i cili u martua në vitin 2018, e mirëpriti fëmijën e parë më 22 gusht 2024.
Në fotografitë e publikuara, Jack shihet duke pushuar në krahët e prindërve. Vogëlushi ka tërhequr vëmendje edhe me veshjet e frymëzuara nga stili i Justin, përfshirë fanellën e ekipit Toronto Maple Leafs.
Megjithëse ndajnë çaste nga jeta familjare, Justin dhe Hailey vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm dhe zakonisht nuk ia zbulojnë fytyrën djalit në rrjetet sociale. Hailey ka shpjeguar se dëshiron ta ruajë privatësinë e Jack derisa ai të jetë mjaftueshëm i rritur për ta kuptuar dhe diskutuar ekspozimin publik.


