Më 9 shtator 1956, shumë kohë para internetit dhe rrjeteve sociale, Elvis Presley arriti atë që sot do ta quanim një fenomen viral. Paraqitja e tij e parë në emisionin “The Ed Sullivan Show” u ndoq nga rreth 70 milionë shikues, ose më shumë se 80 për qind e audiencës televizive të asaj mbrëmjeje.
Vetëm mund ta imagjinojmë çfarë do të kishte ndodhur sikur atëherë të ekzistonin YouTube, TikTok dhe Instagram. Interpretimet e këngëve “Don’t Be Cruel”, “Love Me Tender”, “Ready Teddy” dhe “Hound Dog” me siguri do të kishin mbledhur miliona shikime, ndërsa lëvizjet e tij karakteristike do të ishin kthyer menjëherë në trend botëror.
Elvis ishte vetëm 21 vjeç, por kjo mbrëmje e ndihmoi të shndërrohej në një fenomen kombëtar dhe më pas në një ikonë të muzikës. Ai u paraqit edhe dy herë të tjera në emision dhe u pagua 50 mijë dollarë për të tria paraqitjet, një shumë e jashtëzakonshme për atë kohë.


