Jennifer Aniston është fotografuar gjatë xhirimeve të serialit “The Morning Show” në Times Square, e veshur me një kombinim të thjeshtë, por shumë elegant. Aktorja kishte zgjedhur një pallto të hollë klasike, triko pa mëngë dhe pantallona të zeza me prerje të gjerë.
Pamjen e kompletoi me një çantë të zezë në formë gjysmëhëne, të vendosur tërthorazi, e cila i dha veshjes një prekje moderne dhe praktike. Kombinimi i Aniston po cilësohet si një formulë ideale për ditët e para të vjeshtës, pasi bashkon elegancën, rehatinë dhe pjesët që mund të përdoren në shumë raste.


