Richard Gere ishte ende në fillimet e karrierës kur, në vitin 1977, luajti përkrah Diane Keaton në dramën psikologjike “Looking for Mr. Goodbar”. Aktori e ka përshkruar xhirimin si një përvojë shumë të vështirë, duke treguar se ai dhe Keaton e mbështetën njëri-tjetrin gjatë realizimit të roleve te tyre.
Filmi ndjek historinë e një mësueseje e cila, ndërsa përballet me një krizë personale, kërkon liri dhe përvoja të reja. Gere luan një të ri problematik me origjinë italo-amerikane, i cili bëhet i fiksuar pas saj. Historia ishte frymëzuar pjesërisht nga romani me të njëjtin emër dhe nga vrasja reale e mësueses Roseann Quinn në vitin 1973.
Pavarësisht dy nominimeve për çmimin Oscar, ai u konsiderua tepër kontrovers për publikun e gjerë.


