Alex Warren pësoi një rrëzim të fortë gjatë koncertit të tij në Rod Laver Arena në Melbourne të Australisë. Këngëtari po performonte në kuadër të turneut botëror “Finding Family on the Road”, kur tentoi të zbriste nga tribunat duke kërcyer mbi disa pajisje regjistrimi. Ai arriti të ulej në këmbë, por vetëm pak çaste më vonë humbi ekuilibrin dhe u rrëzua para publikut. Fatmirësisht, incidenti nuk përfundoi me lëndime serioze.
Warren e mori situatën me humor dhe publikoi vetë videon e rrëzimit në Instagram, duke bërë shaka me shprehjen tradicionale “break a leg” që përdoret për t’i uruar fat një artisti para performancës. Videoja u bë menjëherë virale, duke mbledhur qindra mijëra pëlqime dhe mijëra komente nga fansat.


