Amal Clooney tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, ku u shfaq përkrah bashkëshortit të saj, George Clooney. Avokatja 48-vjeçare kishte zgjedhur një fustan të gjatë të zi, të realizuar posaçërisht nga Tom Ford by Haider Ackermann, por këtë herë vëmendjen e morën sidomos bizhuteritë e saj luksoze.
Vetëm aksesorët që Amal mbante arrinin në një vlerë prej gati 400 mijë dollarësh. Vathët prej ari të bardhë 18-karatësh, të zbukuruar me smeralde, oniks dhe diamante, vlerësohen rreth 149 mijë dollarë. Ndërsa byzylyku i saj, i dekoruar me 138 diamante, kushton rreth 224 mijë dollarë.
Pamjen elegante ajo e kompletoi me dy unaza, njërën prej të cilave me një gur të madh të gjelbër, një çantë të zezë dhe taka. Flokët i kishte të lëshuara me onde, ndërsa grimi ishte i lehtë dhe natyral.
Mbrëmja ishte veçanërisht e rëndësishme për çiftin, pasi George Clooney u nderua me Luanin e Artë për Arritje Jetësore. Në fjalimin e tij, aktori foli me emocion për Amalin, duke treguar para publikut se sa krenar është për bashkëshorten e tij.


