Jennifer Lawrence ka folur hapur për raportin e saj me ndërhyrjet estetike, duke pranuar se ekziston një procedurë që do të dëshironte ta provonte: heqjen e yndyrës nga faqet (buccal fat removal). Megjithatë, aktorja 36-vjeçare thotë se heziton ta bëjë, sepse ndryshimi do të ishte menjëherë i dukshëm dhe publiku do ta kuptonte.
Në një intervistë të re për Vogue, Lawrence tregoi se përdor në mënyrë të moderuar edhe “baby Botox”. Ajo foli gjithashtu për transferimin e yndyrës, një procedurë për të cilën ende ka rezerva dhe preferon të shohë rezultatet afatgjata te personat e tjerë përpara se ta konsiderojë për veten.
Lawrence ka mohuar ndërkohë spekulimet se ka bërë facelift, por nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjeve të tjera në të ardhmen. Ajo pranon gjithashtu se fakti që jeton vazhdimisht nën vëmendjen e publikut ndikon në mënyrën se si mendon për pamjen dhe procedurat estetike.


