Filmi i ri i Robert De Niros, “The Whisper Man”, ka mbërritur në Netflix, por reagimet e kritikëve nuk kanë qenë veçanërisht pozitive. Pas 29 recensioneve, filmi ka marrë vetëm 41% në Rotten Tomatoes. Historia bazohet në romanin me të njëjtin emër të Alex North.
De Niro luan detektivin Pete Willis, i cili vite më parë ndihmoi në kapjen e një vrasësi serial të njohur si “Whisper Man”. Kur nipi i tij zhduket dhe lind dyshimi se vrasësi mund të ketë pasur një bashkëpunëtor, Pete detyrohet të rikthehet te e kaluara. Krahas misterit kriminal, filmi fokusohet edhe në marrëdhënien e komplikuar mes babait dhe djalit.
Kritikat janë të përziera: filmi vlerësohet për premisën dhe atmosferën e errët, por disa recensues mendojnë se historia nuk arrin te përfundimi befasues që premton.


