Jason Priestley ka kujtuar me emocione mikun dhe kolegun e tij të ndjerë Luke Perry, teksa foli për përvojën e tij si regjisor në serialin e famshëm Beverly Hills, 90210.
Priestley veçoi si një nga momentet më të rëndësishme skenën dramatike ku personazhi i Perry-t, Dylan McKay, përballet me vdekjen e bashkëshortes së tij Toni. Ai kujtoi veçanërisht momentin kur Dylan bie në gjunjë në shi, një skenë që kishte rëndësi të veçantë për të dy aktorët.
Duke folur për Perry-n, Priestley nuk i fshehu emocionet. Dy aktorët kishin mbetur miq të afërt edhe pas serialit dhe për një periudhë kishin qenë edhe fqinj. Luke Perry vdiq në mars të vitit 2019, në moshën 52-vjeçare, pas një goditjeje në tru. Priestley ka treguar më herët se humbja e mikut të tij e bëri të reflektonte më shumë mbi jetën dhe vdekjen.


