Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë martuar pas gati një dekade së bashku. Çifti e kurorëzoi dashurinë më 11 gusht, gjatë një ceremonie civile private në Cascais të Portugalisë.
Në ceremoninë intime ishin të pranishëm pesë fëmijët e familjes. Ronaldo dhe Georgina e bënë publik lajmin duke shpërndarë në Instagram një fotografi të unazave të martesës.
Futbollisti 41-vjeçar dhe modelja 32-vjeçare u njohën në Madrid. Ata shpallën fejesën në gusht të vitit 2025, ndërsa një vit më vonë vendosën ta zyrtarizonin lidhjen.


