Nathan Thomas ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness pasi u bë profesori më i ri në botë në moshën 18 vjeç e 346 ditë. Ai nisi të jepte mësim në Miami Dade College, ku ligjëroi lëndën “C for Engineers” për studentë që ishin pothuajse të së njëjtës moshë me të. Me këtë arritje, Thomas theu një rekord që kishte qëndruar i pathyer për 306 vjet.
Rrugëtimi i tij akademik nisi shumë herët. Në moshën 10-vjeçare u regjistrua në kolegj, ndërsa më vonë përfundoi me sukses studimet bachelor dhe master në inxhinieri elektrike. Sot, përveç angazhimit si pedagog, Nathan po ndjek edhe studimet për drejtësi, me synimin për t’u specializuar në fushën e pronësisë intelektuale. Sipas tij, suksesi nuk varet nga mosha, por nga përkushtimi dhe dëshira për të mësuar.


