Rita Ora mbajti një koncert madhështor në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, ku interpretoi para mijëra fansave nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni. Artistja me origjinë shqiptare solli në skenë hitet e saj më të njohura, si “Anywhere”, “Your Song”, “Let You Love Me” dhe “I Will Never Let You Down”, duke krijuar një atmosferë festive që zgjati gjatë gjithë mbrëmjes.
E emocionuar nga pritja e publikut, Rita Ora falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe premtoi se kjo nuk do të jetë vizita e saj e fundit në Ohër. “Do të vij përsëri. Kjo nuk do të jetë hera ime e fundit këtu”, u shpreh këngëtarja gjatë koncertit, mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve të publikut. Organizatorët e cilësuan mbrëmjen si një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të verës në qytetin turistik.


