Një nga momentet më të veçanta deri më tani në Sunny Hill Festival ishte performanca e Katy Perry, e cila u shfaq pranë flamurit të Kosovës dhe bëri një gjest që i ngjante një përshëndetjeje ushtarake. Ky moment u përcoll edhe nga gazetarja e Radio Vala Rinore, e cila po përcjell atmosferën nga festivali. Gjesti u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga mijëra të pranishëm, të cilët e interpretuan si një shenjë respekti ndaj Kosovës dhe publikut që e mirëpriti në Prishtinë.
Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga skenat më të komentuara të edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival. Megjithëse Katy Perry nuk ka dhënë një deklaratë për domethënien e gjestit, shumë fansa e kanë përjetuar atë si një moment simbolik respekti ndaj flamurit të Kosovës dhe vendit mikpritës.


