Nicole Kidman dhe Zoe Saldaña tërhoqën vëmendjen në tapetin e kuq të premierës së sezonit të tretë të serialit “Lioness”, që u mbajt në New York. Dy aktoret u shfaqën me paraqitje elegante, ndërsa iu bashkuan pjesës tjetër të kastit për të promovuar sezonin e ri të serialit të suksesshëm të Paramount+, i cili rikthehet në ekran më 2 gusht.
Kidman zgjodhi një veshje elegante me detaje të ndritshme dhe një stil të ri flokësh, ndërsa Saldaña u shfaq me një fustan të zi. Të dyja janë protagoniste dhe producente ekzekutive të “Lioness”, një serial spiunazhi i krijuar nga Taylor Sheridan, që vazhdon të jetë ndër projektet më të ndjekura të platformës.


