Gisele Bündchen ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga pushimet familjare në Tahiti, ku për herë të rrallë shfaqet edhe djali i saj njëvjeçar. Supermodelja publikoi në Instagram një album fotografish ku shihet duke shijuar detin me vogëlushin, si edhe momente me bashkëshortin Joaquim Valente dhe dy fëmijët e saj më të mëdhenj, Benjamin dhe Vivian.
Në fotografi, familja shihet duke vallëzuar nën ritmet tradicionale tahitiane, duke bërë shëtitje me varkë, çiklizëm dhe duke eksploruar natyrën tropikale. Në një tjetër moment, Benjamin dhe Vivian shfaqen duke përqafuar dhe luajtur me vëllain e tyre më të vogël.
“Çfarë vendi i mrekullueshëm!”, shkroi Bündchen krahas postimit, duke shprehur mirënjohjen për pushimet. Modelja ka treguar edhe më herët se ardhja në jetë e djalit të saj i ka ndryshuar prioritetet dhe se koha me familjen është gjëja më e çmuar për të.


