Sofia Vergara vazhdon të ndajë me ndjekësit momente nga pushimet e saj luksoze në Itali, ku festoi 54-vjetorin. Aktorja publikoi në Instagram një seri fotografish të reja, ku shfaqet me veshje elegante dhe duke shijuar ditët me diell në jaht, pranë familjarëve dhe miqve.
Ylli i serialit Modern Family u pa me një fustan të kuq elegant gjatë darkës festive, ndërsa në foto të tjera pozon buzë detit dhe shijon atmosferën verore. Festimet përfshinë edhe torta të shumta, për të cilat ajo bëri shaka duke thënë se Italia i dhuroi “300 torta” për ditëlindje.
Fotot e saj morën mijëra pëlqime dhe komente, me fansat që komplimentuan pamjen dhe energjinë e aktores, e cila vazhdon të jetë një nga ikonat më të komentuara të stilit në Hollywood.


