Aktorja Jodie Sweetin, e njohur për rolin e Stephanie Tanner në serialin “Full House”, ka treguar se ajo dhe motrat Mary-Kate dhe Ashley Olsen vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira, pavarësisht se nuk janë më në kontakt të shpeshtë.
Sweetin shpjegoi se binjaket Olsen ishin vetëm 8 vjeçe kur përfundoi seriali dhe se me kalimin e viteve jetët e tyre morën drejtime krejtësisht të ndryshme. Ajo theksoi se nuk ka pasur kurrë ndonjë konflikt mes tyre, por thjesht janë distancuar natyrshëm.
Aktorja shtoi se Mary-Kate dhe Ashley zgjodhën të largoheshin nga aktrimi për t’iu përkushtuar botës së modës dhe jetës private, prandaj edhe nuk u rikthyen në serialin “Full House”. “Kjo nuk është më ajo që ato duan të bëjnë,” u shpreh Sweetin.
Megjithatë, ajo kujtoi me nostalgji miqësinë e tyre gjatë fëmijërisë dhe theksoi se, sa herë janë takuar në ngjarje të rëndësishme, raportet kanë mbetur gjithmonë të ngrohta dhe miqësore.


