Aktorja dhe modelja britanike Elizabeth Hurley ka festuar 61-vjetorin e lindjes me një fotografi që tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave në rrjetet sociale. Ajo publikoi një imazh nga plazhi, ku shfaqet me një bikini të verdhë dhe me pamje nga deti në sfond.
Në mesazhin e saj për ditëlindje, Hurley u shpreh se dikur kishte frikë se me kalimin e viteve jeta do të bëhej më pak emocionuese, por se sot ndihet më e lumtur dhe më e përmbushur se kurrë. Ajo falënderoi familjen, miqtë dhe fansat për mbështetjen e vazhdueshhme, duke theksuar se mezi pret aventurat që e presin në të ardhmen.
Ylli i filmave “Austin Powers” dhe “Bedazzled” ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për paraqitjet e saj elegante dhe mesazhet pozitive rreth plakjes me vetëbesim. Fansat e uruan me mijëra komente, ndërsa shumë prej tyre vlerësuan energjinë dhe pamjen e saj rinore.
Së fundmi, Hurley është shfaqur në disa aktivitete publike krah partnerit të saj, Billy Ray Cyrus, me të cilin është në lidhje që nga viti 2025.


