Aktorja e njohur amerikane Heather Locklear ka zbuluar se prej vitesh jeton larg atmosferës së Hollywood-it dhe nuk është pjesë e skenës së zakonshme shoqërore të yjeve.
Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Hollywood & Devine”, Locklear tha se nuk kalon kohë me figura të njohura të industrisë së argëtimit, duke theksuar se preferon të rrethohet me njerëz të thjeshtë dhe të sinqertë. Ajo shtoi se ka jetuar larg qendrës së Hollywood-it për dekada të tëra dhe se kjo mënyrë jetese i përshtatet më shumë karakterit të saj.
Ylli i serialeve të famshme Melrose Place dhe Dynasty vazhdon të jetë në vëmendjen e publikut edhe për jetën private. Së fundmi, ajo konfirmoi lidhjen e saj me aktorin Lorenzo Lamas, me të cilin është shfaqur në disa aktivitete publike gjatë muajve të fundit.


