Roger Sweet, dizajneri legjendar i lodrave dhe krijuesi i personazhit ikonik He-Man, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare pas një beteje të gjatë me demencën. Ai vdiq në një qendër kujdesi, ku po trajtohej për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore në muajt e fundit.
Sweet ishte figura kryesore pas krijimit të “He-Man and the Masters of the Universe”, një fenomen global i viteve ’80 që filloi si linjë lodrash dhe u shndërrua në serial të suksesshëm televiziv me mbi 100 episode. Idetë e tij ndihmuan që Mattel të krijonte një nga markat më të mëdha në historinë e industrisë së lodrave, duke ndikuar breza të tërë fëmijësh dhe fansash në mbarë botën.
Në muajt e fundit të jetës, ai përballej edhe me vështirësi financiare për trajtimin, ndërsa familja e tij mori mbështetje të madhe nga fansat në mbarë botën. Trashëgimia e tij vazhdon të jetojë përmes personazhit të He-Man dhe projekteve të reja që po rikthejnë këtë univers në ekranet moderne.



