Këngëtarja Demi Lovato krijoi një moment shumë emocional gjatë koncertit të saj në New York, kur ftoi në skenë bashkëshortin Jutes për të interpretuar së bashku këngën e tyre të dasmës, “Iris”. Ky moment i veçantë ndodhi gjatë turneut të saj dhe u prit me shumë entuziazëm nga publiku.
Kënga ka një domethënie të veçantë për çiftin, pasi u interpretua edhe në dasmën e tyre në vitin 2025, duke e bërë performancën në skenë një rikthim simbolik në një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre. Fansat e përshkruan këtë si një nga momentet më të bukura dhe më personale të koncertit


