Aktori i njohur Patrick Muldoon, i famshëm për rolet në serialet “Melrose Place” dhe “Days of Our Lives”, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Sipas raportimeve, ai vdiq papritur më 19 prill pas një sulmi në zemër, një lajm që ka tronditur fansat dhe industrinë e filmit.
Muldoon ishte një nga figurat më të njohura të televizionit të viteve ’90, duke u bërë i famshëm me rolin e Austin Reed dhe më pas me paraqitjen në “Melrose Place”, si dhe në filmin kult “Starship Troopers”. Kolegët dhe miqtë e kanë kujtuar si një person energjik, karizmatik dhe shumë të dashur, ndërsa humbja e tij konsiderohet një goditje e madhe për botën e showbiz-it.


