Një mungesë e papritur e “estrogen patch” (fllasteri hormonal) po shkakton panik te mijëra gra që mbështeten në këtë terapi për të përballuar simptomat e menopauzës. Kërkesa për këto produkte është rritur ndjeshëm, sidomos pasi autoritetet shëndetësore në SHBA hoqën paralajmërimet e mëparshme për rreziqet e terapisë hormonale, duke nxitur më shumë gra të kërkojnë trajtim. Si rezultat, farmacitë po përballen me mungesa serioze, ndërsa prodhuesit nuk po arrijnë të ndjekin ritmin e kërkesës.
Ekspertët paralajmërojnë se situata mund të zgjasë me vite, duke i detyruar pacientet të ndryshojnë dozën, markën apo edhe formën e trajtimit. Ndërprerja e papritur e përdorimit mund të sjellë rikthim të simptomave si valët e nxehta, çrregullimet e gjumit dhe luhatjet e humorit, ndërsa ndryshimi i terapive mund të shkaktojë efekte anësore të reja. Megjithatë, mjekët theksojnë se ekzistojnë alternativa si kremrat, xhelet apo spërkatjet hormonale, por çdo ndryshim duhet bërë vetëm me këshillë profesionale.


