Një studim i ri shkencor ka zbuluar se tirzepatide (i njohur si Mounjaro) mund të ketë efekte shumë më të gjera sesa vetëm ulja e oreksit dhe humbja e peshës. Sipas hulumtimit, ky ilaç aktivizon indin dhjamor “kafe”, një lloj i veçantë yndyre që djeg kalori për të prodhuar nxehtësi, duke rritur shpenzimin e energjisë në trup. Kjo mund të shpjegojë pse pacientët që përdorin këtë terapi përfitojnë jo vetëm në peshë, por edhe në përmirësimin e nivelit të sheqerit dhe yndyrnave në gjak.
Studiuesit theksojnë se kjo qasje kombinimi i uljes së oreksit me rritjen e djegies së energjisë mund të përfaqësojë një hap të rëndësishëm në trajtimin e obezitetit dhe diabetit të tipit 2. Megjithatë, rezultatet janë marrë nga studime te kafshët dhe nevojiten prova klinike tek njerëzit për të konfirmuar këto efekte. Nëse vërtetohet, kjo mund të hapë rrugën për trajtime më të personalizuara dhe më efektive për çrregullimet metabolike.


