Njohja e ushqimit të shëndetshëm nuk mjafton gjithmonë. Zgjedhjet tona ndikohen shumë nga stresi, humori dhe mënyra si ndihemi. Një studim i ri tregon se një zakon shumë i thjeshtë mund të ndihmojë: të kalosh më shumë kohë në natyrë.
Aktivitete si shëtitja në park, kujdesi për bimët apo kopshtaria lidhen me një ushqyerje më të shëndetshme dhe më të balancuar.
Studiues nga SHBA analizuan 300 persona dhe zbuluan se:
Sa më shumë kohë kalonin në natyrë, aq më cilësore ishte dieta e tyre
Edhe kontakti i thjeshtë (si bimët në shtëpi) kishte efekt pozitiv
Personat që ndiheshin më pak të stresuar bënin zgjedhje më të mira ushqimore


