Rikthimi në skenë i Céline Dion ka shkaktuar një interes të jashtëzakonshëm në mbarë botën, me miliona fansa që tentuan të sigurojnë bileta për koncertet e saj në Paris. Këngëtarja ka njoftuar 10 performanca në La Défense Arena nga 12 shtatori deri më 14 tetor, ndërsa kërkesa për bileta është përshkruar si historike, me deri në 9 milionë tentativa për blerje dhe një interes që tejkalon shumë kapacitetin e sallës.
Ky rikthim vjen pas një periudhe të vështirë për artisten, e cila po përballet me një sëmundje të rrallë neurologjike që ndikon në lëvizje dhe në zërin e saj. Pavarësisht sfidave shëndetësore, entuziazmi i publikut dhe interesimi rekord tregojnë se Céline Dion mbetet një nga artistet më të dashura dhe më të fuqishme në skenën botërore.
😱 ‼️Après la clôture des préventes des concerts de #CelineDion à La Défense Arena, LeParisien annonce le chiffre HALLUCINANT DE 9️⃣ Millions d'inscriptions ‼️ UN RECORD ABSOLU ‼️ Jamais vu dans le monde de la musique ‼️ #celinedion pic.twitter.com/wYmxNnQd2i
— NewsCelineDion (@NewsDion) April 2, 2026


