Një nënë nga SHBA zgjodhi emra shumë të veçantë për binjakët e saj pasi lindi larg shtëpisë dhe kaloi një periudhë të vështirë në spital. Ajo i quajti djemtë Knox dhe Neyland, të frymëzuar nga pamja që shihte çdo ditë nga dritarja e dhomës së spitalit, duke parë qytetin Knoxville dhe stadiumin Neyland .
Historia u bë edhe më prekëse pasi emrat lidhen edhe me kujtimin e gjyshit të ndjerë, duke i kthyer keta emra në një simbol të fortë të momentit dhe vendit ku filloi jeta e tyre.


