Céline Dion ka nxitur spekulime për një rikthim të madh në skenë, pasi publikoi fotografi nostalgjike nga Parisi dhe sinjale që lidhen me koncerte të reja. Sipas raportimeve, ajo mund të mbajë një seri koncertesh në Paris këtë vjeshtë, me disa shfaqje të planifikuara gjatë muajve shtator dhe tetor, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar .
Ky rikthim do të ishte veçanërisht i rëndësishëm për këngëtaren, pasi ajo është larguar nga skena për shkak të një sëmundjeje të rrallë neurologjike të diagnostikuar në vitin 2022. Dion ka bërë vetëm disa paraqitje të rralla publike, përfshirë performancën emocionuese në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris 2024, ndërsa fansat tani presin me padurim konfirmimin e rikthimit të saj në koncerte


