Aktorja e njohur e serialit “Friends”, Lisa Kudrow, (62) ka zbuluar se ka vendosur të heqë dorë nga Botox pas përvojës së saj të fundit me këtë trajtim estetik. Në një intervistë të fundit, ajo tregoi se kishte filluar ta përdorte Botox në moshën 60-vjeçare, por tashmë nuk ka ndërmend ta vazhdojë më.
Sipas saj, trajtimi i shkaktoi irritim në sy dhe një efekt të pazakontë në ballë, gjë që e bëri të rishqyrtojë përdorimin e tij. Megjithëse pranon se ka frikë nga plakja natyrale, Kudrow thekson se është e gatshme të përqafojë moshën dhe të luajë role më të pjekura në karrierën e saj.


