Ylli i showbiz-it Kim Kardashian për pak sa nuk u rrëzua gjatë mbërritjes në festën e famshme Vanity Fair Oscars Party 2026, pasi humbi ekuilibrin duke ecur me taka shumë të larta.
Në një video që ajo vetë publikoi në rrjetet sociale, Kardashian shihet duke ecur drejt eventit me taka rreth 8 inch (afërsisht 20 cm). Në një moment ajo pengohet dhe pothuajse bie, por kapet nga personat që ishin pranë saj.

Pas incidentit, ajo e mori situatën me humor, duke rregulluar këpucët dhe duke vazhduar drejt tapetit të kuq.
Për eventin, Kardashian kishte veshur një fustan të artë nga Gucci, të kombinuar me lente kontakti blu, grim “smoky eye” dhe bizhuteri me diamante, duke tërhequr shumë vëmendje në festën pas ceremonisë së Oscarëve.
Ndërkohë, paraqitja e saj u komentua shumë edhe në rrjetet sociale, ku fansat reaguan me humor për momentin e rrëzimit, por edhe me komplimente për pamjen glamuroze të saj.



