Aktori spanjoll Javier Bardem ktheu tapetin e kuq të Oscars 2026 në një skenë proteste, duke u shfaqur me bedzhin “No a la Guerra” (“Jo luftës”).
Gjatë dorëzimit të çmimit për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar, ai e thelloi mesazhin me deklaratën: “Jo luftës dhe Palestinë e lirë”, duke marrë duartrokitje në sallë.
Bardem mbante gjithashtu simbolin e Handalës, ikonë e rezistencës palestineze, dhe kujtoi se të njëjtin bedzh e kishte vendosur edhe në vitin 2003 si protestë kundër luftës në Irak.
Ceremonia e këtij viti kështu nuk ishte vetëm për filma dhe yje, por edhe për mesazhe të forta që ndezën debat në mbarë botën.


