Lodhja pranverore është e zakonshme, sepse organizmit i duhet kohë të përshtatet me ditët më të gjata dhe më shumë dritë dielli. Për ta reduktuar këtë ndjenjë, rëndësi kanë aktiviteti fizik, gjumi cilësor, pushimi dhe hidratimi i mjaftueshëm.
Ushqimi i balancuar luan rol kyç. Peshku, vezët dhe arrat janë burime të mira të vitaminës D, ndërsa frutat dhe perimet si specat, limoni dhe luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C. Ushqimet me hekur, si spinaqi, thjerrëzat dhe fasulet, gjithashtu ndihmojnë në luftimin e lodhjes.
Gjithashtu rekomandohen drithërat integrale, tërshëra, jogurti dhe arrat, të cilat japin energji dhe ndihmojnë në ruajtjen e përqendrimit gjatë ditës.
Për më shumë energji gjatë ditës, zgjidhni mëngjes të shëndetshëm, drekë të balancuar dhe darkë të lehtë, si dhe fruta të freskëta për mesvakt.


