Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Nderohet në Berlinale për kontributin në artin filmik

    Nderohet në Berlinale për kontributin në artin filmik

    Featured February 20, 2026Updated:February 20, 20262 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kompozitori britanik Maks Richter është nderuar me çmimin prestigjioz “Berlinale Kamera” për kontribut të veçantë në artin filmik, gjatë ceremonisë së zhvilluar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

    Në event ishte e pranishme edhe regjisorja fituese e çmimit Oscar, Chloé Zhao, me të cilën Richter ka bashkëpunuar së fundmi në dramën shekspiriane “Hamnet”.

    “Muzika e Maksit ka një aftësi magjike për të më rikthyer në trupin tim. Ai di si ta mbajë tensionin në hapësirën mes ‘të qenit’ dhe ‘mosqenies’,” u shpreh Zhao gjatë ceremonisë.

    Çmimi Berlinale Kamera jepet që nga viti 1986 në Festivalin e Filmit në Berlin dhe ndër fituesit e mëparshëm janë emra të mëdhenj si Isabella Rossellini, Meryl Streep dhe Richard Linklater.

    Richter është nominuar për herë të parë për çmimin Oscar për muzikën e filmit “Hamnet”, i cili ka marrë gjithsej tetë nominime. Në këtë film luajnë Paul Mescal dhe Jessie Buckley.

    Kompozitori është i njohur për kolonat zanore të filmave si “Waltz with Bashir” dhe “Ad Astra”, duke u dalluar për stilin e tij emocional dhe minimalist.

    Gjatë fjalimit të tij, Richter theksoi se në procesin krijues i kushton vëmendje çdo detaji të vogël të tingullit:

    “A komunikon sa më fuqishëm që mundet? A duket i pashmangshëm? Kërkoj atë ndjesi ‘kjo mund të ishte vetëm kështu’. Për ta arritur, shpesh hedh poshtë 90% të punës dhe mbaj vetëm thelbin.”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Radio Vala Rinore

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024455 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024434 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023341 Views
    Our Picks

    Nderohet në Berlinale për kontributin në artin filmik

    February 20, 2026

    Për të katërtin vit radhazi shpallet Artistja Globale e Vitit

    February 20, 2026

    Ylli që u zhduk në heshtje

    February 20, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2026 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version