Sidney Sweeney beson se arti duhet të qëndrojë i ndarë nga politika. Në një intervistë për revistën Cosmopolitan, aktorja e “Euphoria” u pyet sërish për etiketimet që i bëhen në rrjetet sociale, përfshirë nofkën “MAGA Barbie”, pas reklamës së saj virale për American Eagle. Sweeney theksoi se nuk dëshiron të flasë për pikëpamje politike dhe se kjo nuk është arsyeja pse ajo është në industrinë e filmit.
Ajo shtoi se, pavarësisht se çfarë do të thoshte, njerëzit do të vazhdonin të spekulonin dhe të përdornin emrin e saj për debate që ajo nuk i kërkon. “Thjesht duhet të vazhdoj të jem ajo që jam, sepse e di kush jam. Nuk mund t’i bëj të gjithë të më duan,” tha aktorja, duke theksuar se nuk ka aspak dëshirë të përfshihet në debatet politike.


