Aktorja e njohur amerikane Claire Danes ka rrëfyer se përjetoi një “krizë emocionale” kur zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë në moshën 44-vjeçare. Ylli i serialit “Homeland” tha se shpërtheu në lot dhe telefonoi mjekun e saj mes emocionesh të forta, pasi shtatzënia ishte krejtësisht e papritur.
Në një intervistë për podcastin “Good Hang” të Amy Poehler, Danes tregoi se, përveç moshës, surpriza ishte edhe më e madhe për shkak të vështirësive që kishte pasur më parë për të mbetur shtatzënë. “Asgjë nga kjo nuk ishte e planifikuar. Mendova se ishte pothuajse e pamundur,” – u shpreh ajo.
Aktorja rrëfeu se e kuptoi shtatzëninë pas një dyshimi të çuditshëm, të konfirmuar më pas nga testi. Vajza e saj, e lindur në korrik 2023, quhet Shay. “Ajo është e mrekullueshme dhe jam jashtëzakonisht e lumtur,” – tha Danes.
Claire Danes dhe bashkëshorti i saj, aktori britanik Hugh Dancy, janë të martuar që prej vitit 2009 dhe kanë tre fëmijë.


