Kristen Stewart ka folur hapur për zhgënjimin e saj me mënyrën se si trajtohen gratë në Hollywood, duke thënë se kjo është arsyeja kryesore pse po i largohet aktrimit dhe po i kthehet regjisë. Para premierës së filmit të saj të parë si regjisore, The Chronology of Water, 35-vjeçarja u shpreh se aktoret shpesh nënvlerësohen dhe trajtohen “si mbeturina”, ndërsa kur ajo foli për herë të parë si regjisore, vuri re një ndryshim të menjëhershëm në respektin që mori: “M’u drejtuan sikur më në fund kisha tru,” tha ajo për The Sunday Times. Stewart kritikoi gjithashtu mitet që rrethojnë regjisorët sidomos burrat – dhe idenë se vetëm ata zotërojnë “fuqi të veçanta” në krijimin artistik.
Aktorja e “Twilight” komentoi edhe paragjykimet gjinore që ka përjetuar gjatë karrierës, përfshirë komente ofenduese që normalizohen në industrinë e filmit. Ajo vuri në dyshim glorifikimin e “aktrimit metodik”, duke thënë se shpesh përdoret për të ngritur aktorët meshkuj, ndërsa puna e grave shpërfillet. Tani, Stewart po fokusohet te regjia: debutimi i saj, The Chronology of Water, i bazuar në kujtimet e shkrimtares Lydia Yuknavitch, trajton temat e traumës, autonomisë trupore dhe shprehjes femërore, me një kast që përfshin Imogen Poots, Michael Epp dhe Thora Birch. Për Stewart, kalimi pas kamerës duket se është jo vetëm profesional, por edhe çlirim personal.


