Në vitin 2025, tregu global i disqeve të koleksionistëve u dominua nga emra legjendarë të rokut dhe popit. Sipas të dhënave në top-10 kryesojnë The Beatles dhe Pink Floyd, ndërsa e vetmja yll i këtij shekulli mes tyre është Taylor Swift. Lista përfshin gjithashtu Rolling Stones, David Bowie, Elvis Presley, Bob Dylan, Queen, Led Zeppelin dhe Madonna.
Listat rajonale tregojnë dallime të qarta: Evropa Lindore anon nga hard rock dhe metal, ndërsa Azia përfshin edhe kompozitorë klasikë si Beethoven e Mozart, krahas ikonave perëndimore. Ndërkohë, te albumet më të blera dominojnë publikimet e reja, në krye është The Life of a Showgirl i Taylor Swift ndërsa i vetmi klasik në top-10 mbetet Pink Floyd Live at Pompeii.


