Dy studime franceze sugjerojnë se disa konservansë të përdorur gjerësisht në ushqime mund të lidhen me rritje të rrezikut për kancer dhe diabet të tipit 2.
Një studim 14-vjeçar me rreth 105 mijë pjesëmarrës gjeti se konservansë si natrium-nitriti, kalium-nitrati, sorbatet dhe acetatet mund të shoqërohen me rrezik më të lartë për disa lloje kanceri. Paralelisht, një studim tjetër me gati 109 mijë persona tregoi se konsumimi i lartë i disa prej këtyre aditivëve lidhet me deri 50% rrezik më të madh për zhvillimin e diabetit tip 2.
Autorët theksojnë se nevojiten studime shtesë për konfirmim dhe sugjerojnë rishikimin e rregulloreve për përdorimin e aditivëve ushqimorë, me qëllim mbrojtjen më të mirë të konsumatorëve.


