Ullinjtë janë të pasur me yndyra të shëndetshme, vitaminë E, hekur, fibra dhe antioksidantë që mbrojnë qelizat dhe mbështesin shëndetin e trupit.
– Përmirësojnë shëndetin e zemrës falë yndyrave mono–të pangopura.
– Ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe mbrojtjen qelizore.
– Mbështesin tretjen dhe funksionin e zorrëve.
– Rrisin energjinë dhe mirëqenien e përgjithshme.
Ullinjtë mund të konsumohen të freskët, në sallata, si antipastë ose në gatime të ndryshme mesdhetare, duke shtuar shije dhe përfitime të vlefshme ushqyese.


