Aktorja dhe këngëtarja amerikane Ariana Grande ka përjetuar një situatë të pakëndshme gjatë premierës së filmit të saj të ri “Wicked: For Good” në Singapor. Gjatë parakalimit në tapetin e verdhë, një person i panjohur iu afrua me shpejtësi dhe e tërhoqi zvarrë, moment që u regjistrua në video dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.
Grande u pa e tronditur pas incidentit, por reagoi me qetësi falë ndërhyrjes së ekipit të saj. Më vonë, personi i identifikuar si Johnson Wen publikoi një video ku falënderonte këngëtaren “për mundësinë për të kërcyer me të”, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat dhe mediat. Wen njihet për veprimet e tij të ngjashme në evente të personaliteteve të famshme.


