Albumi “West End Girl” i këngëtares britanike Lily Allen vazhdon të ketë jehonë të fortë në kulturën pop.
Është një nga albumet më të vlerësuara të vitit, duke ofruar një rrëfim të papërpunuar, por të gjallë të ndarjes së martesës së saj me aktorin David Harbour, yllin e serialit “Stranger Things”.
Albumi është i mbushur me stilin e saj karakteristik. Duket se pas publikimit të albumit, këngëtarja vendosi ta forconte mesazhin e saj përmes modës, duke zgjedhur veshje që shumë i quajnë “fustane hakmarrjeje”, shkruan Vogue.
Mbrëmë, Allen mori pjesë në premierën në Londër të filmit “The Hunger Games: On Stage” dhe zgjodhi një kombinim të pazakontë mode për këtë rast. Ajo veshi një fustan të zi të ngushtë dhe transparent nga Dior, të epokës Galliano të vitit 1999.


