Kim Kardashian publikoi disa fotografi mahnitëse nga festa e 30-vjetorit të motrës së saj, Kendall Jenner, e festuar në një destinacion tropikal luksoz.
Në postimin e saj në Instagram, ylli 45-vjeçare i reality show-t uroi motrën me fjalë të ndjera, duke i dëshiruar dashuri dhe gëzim në këtë dekadë të re të jetës.
Në fotografitë e publikuara, Kendall shfaqej me një bluzë të shkurtër që mezi mbulonte gjoksin dhe një fund të gjatë me motive në ngjyra kafe e të zeza, ndërsa Kim kishte zgjedhur një fustan kafe me supe të zbuluara dhe fijet e grisura që theksonin format e saj, shkruan DaliyMail.


