Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Megan Fox është ndier e traumatizuar nga fama

    Megan Fox është ndier e traumatizuar nga fama

    Showbiz October 27, 20252 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Aktorja e njohur hollywoodiane, Megan Fox ka rrëfyer se periudha kur u bë e famshme pas filmit “Transformers” (në vitin 2007) ishte një nga më të vështirat në jetën e saj.

    Fox, e cila më parë ishte shfaqur në filmin “Confessions of a Teenage Drama Queen” (2004) dhe në serialin “Hope & Faith”, ka thënë se pas suksesit të madh të “Transformers” ajo ndjeu “tronditje të madhe” dhe se fama e papritur e la “të traumatizuar”.

    Duke folur në një shfaqje të veçantë të filmit të saj “Jennifer’s Body” (2009) në Los Angeles, ajo u pyet se çfarë këshille do t’i jepte vetes së saj të re.

    “Nuk e di nëse do t’i jepja vetes ndonjë këshillë. Në atë periudhë të jetës time isha shumë e humbur, e mbushur me zemërim ndaj mënyrës si isha trajtuar në industrinë e filmit dhe me gjithë atë presion që vinte nga fama… qysh para se të fillonim xhirimet e ‘Jennifer’s Body’”, ka thënë Fox, ka raportuar FemaleFirst.

    Aktorja ka treguar se pas suksesit të madh të filmit “Transformers”, ajo nuk po arrinte të përballonte vëmendjen e paparacëve dhe ndiente nevojë për një mënyrë për të shfryrë gjithë emocionet që po e mbysnin. Pikërisht roli në “Jennifer’s Body”, filmi horror ku ajo luan një vajzë të re që pushtohet nga një demon dhe vret shokët e klasës, i dha asaj atë mundësi.

    “Kisha gjithë atë dhimbje, trishtim, zemërim dhe mllef që duhej të shkonin diku. Mundësia për t’u lejuar të isha e çrregullt, edhe në pushimet mes xhirimeve, ishte diçka shumë çliruese për mua”, ka thënë ajo.

    Fox ka shpjeguar se e ndjeu personazhin e saj shumë afër vetes, sepse edhe ajo vetë në atë kohë ndihej sikur po sakrifikohej për përfitimet e të tjerëve.

    “E lexova skenarin dhe menjëherë më preku. Ka diçka tek ai personazh, përpara se të shndërrohet në një përbindësh, ajo është thjesht një vajzë e re që flijohet për përfitimin e dikujt tjetër. Dhe unë e ndjeva fort këtë, sepse në atë kohë në karrierën time ndihesha sikur po më ndodhte e njëjta gjë”, ka thënë ajo.

    Aktorja ka shtuar se ka hyrë në industrinë e showbizit kur ishte vetëm 19 vjeçe dhe ajo periudhë i reflektoi shumë ndjenja që kishte përbrenda, dhimbje, konfuzion dhe zemërim ndaj mënyrës si funksiononte fama.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Erzana

    Add A Comment

    Comments are closed.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024451 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024433 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023339 Views
    Our Picks

    Netflix sjell një surprizë të re për adhuruesit e thrillerëve: seriali “Mr. Mercedes”

    December 6, 2025

    Ullinjtë – perime të vogla me fuqi të madhe ushqyese

    December 6, 2025

    Fasulja – burim i shkëlqyer proteinash dhe fibrash natyrale

    December 6, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version