Farat e lirit janë ndër superushqimet më të dobishme për trupin, të pasura me acide yndyrore omega-3, fibra, proteina dhe antioksidantë.
– Ndihmojnë në përmirësimin e tretjes dhe pastrimin e zorrëve.
– Ulin kolesterolin e keq dhe mbështesin shëndetin e zemrës.
– Rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.
– Përmirësojnë pamjen e lëkurës dhe ndihmojnë në rigjenerimin qelizor.
Farat e lirit mund të shtohen në kos, smoothie, sallata apo brumëra, duke ofruar një mënyrë të thjeshtë për të shtuar vlera ushqyese në përditshmëri.


