Një shprehje pa kuptim, “gjashtë-shtatë” është kthyer në obsesionin më të ri viral mes fëmijëve dhe adoleshentëve nëpër botë. Ajo dëgjohet në korridoret e shkollave, gjatë mësimit, apo thjesht pa ndonjë arsye të veçantë. Mësuesit e përshkruajnë si një “virus gjuhësor” që është përhapur me shpejtësi në TikTok dhe në oborret e shkollave.
Edhe pse “gjashtë-shtatë” nuk ka kuptim të vërtetë, ajo është kthyer në një lloj kodi mes fëmijëve , një mënyrë për të treguar që i përkasin një grupi dhe kuptojnë diçka që të rriturit nuk e kuptojnë dot. Ekspertët shpjegojnë se kjo shprehje funksionon si zhargoni modern: bashkon ata që janë “në rrymë” dhe i huton të tjerët. Ashtu si trende të tjera të mëparshme, si “skibidi” apo “Ohio memes”, edhe kjo dukuri do të shuhet me kohën, por për momentin, të bërtasësh “gjashtë-shtatë!” është mënyra më e shpejtë për të treguar që je pjesë e grupit.