Kale me të drejtë konsiderohet një superushqim i pasur me vitamina A, C, E dhe K. Vetëm një filxhan kale e zier siguron rreth 410 për qind të dozës ditore të rekomanduar të vitaminës K, e cila është thelbësore për shëndetin e kockave, mpiksjen e gjakut dhe funksionet qelizore.
Megjithatë, disa ushqime e tejkalojnë edhe këtë përmbajtje të lartë. Sipas Health.com, ndër më të pasurat me vitaminë K janë spinaqi i zier, lakra jeshile, brokoli, lëpjetat (turnip greens), qepujkat e gjelbra, marule romane dhe vajrat bimore si ai i sojës e i rapsit. Për ta përfshirë lehtë në dietë, ekspertët këshillojnë që këto perime të përdoren në sallata të freskëta, smoothie, ose të shtohen si garniturë në ushqime të ngrohta për një dozim natyral të vitaminës K që përforcon imunitetin dhe shëndetin e kockave.