Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Mamografi pa pagesë në të gjitha qytetet

    Mamografi pa pagesë në të gjitha qytetet

    Shëndeti October 10, 2025Updated:October 10, 20252 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Tetori është muaji që i dedikohet ndërgjegjësimit për sëmundjen e kancerit të gjirit.

    Përgjatë gjithë muajit, Ministria e Shëndetësisë do të realizojë fushatë ndërgjegjësuese rreth kësaj sëmundjeje, rreziqet që paraqet, trajtimit të saj, si dhe mbi të gjitha, do të ofrojë kontrolle pa pagesë.

    Në një deklarim për IndeksOnline, nga ministria pohojnë se bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike po punojnë në realizimin e aktiviteteve të parashikuara për këtë muaj. Madje, është caktuar një grup punues që në mënyrë të vazhdueshme po monitoron aktivitetet me rëndësi.

    “Sa i përket mamografit mobil, ekziston një interesim i madh nga gratë që po shkojnë për ta bërë mamografinë.

    Ndryshe nga vitet e kaluara, disa komuna kanë funksionalizuar mamografin statik nëpër qendrat e mjekësisë familjare, por ende ka disa komuna që nuk kanë arritur ta bëjnë këtë

    Për këtë arsye, i kemi përfshirë ato në kalendarin e mamografit mobil, i cili brenda një dite mund të realizojë vetëm 15 mamografi, ndaj interesi është më i madh se kapaciteti, mirëpo, gratë udhëzohen që më pas të shkojnë në qendrën më të afërt për të bërë mamografin”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

    Duke ritheksuar se mamografia është pa pagesë në të gjithë territorin e Kosovës që nga viti i kaluar nga Ministria pohojnë se do të presin përfundimin e fushatës për të marrë të dhënat e plota për shfrytëzimin e mamografit.

    “Aktivitetet, përveç mamografisë, përfshijnë edhe ligjërata nëpër shkolla, podcaste në RTK, si dhe aktivitetet e organizatave dhe kompanive që po e mbështesin këtë kauzë të përbashkët për ndërgjegjësim dhe parandalim. Kjo kauzë është jo vetëm e rëndësishme, por edhe jetike për gratë dhe vajzat në rend të parë”, deklaroi ministria.

    Ndërgjegjësimi dhe trajtimi i kësaj sëmundjeje është tejet i rëndësishëm, e në shumicën e rasteve edhe vendimtar. Vetëm vitin e kaluar, në Kosovë janë regjistruar 640 raste të reja me kancer në gji.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Erzana

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024448 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024432 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023337 Views
    Our Picks

    Fluturimi i 11-të i Starship – një hap drejt Hënës dhe Marsit

    October 13, 2025

    Roli që e bëri Angelina Jolie një ikonë të kinemasë

    October 13, 2025

    Pse shumë njerëz po sëmuren këtë vjeshtë

    October 12, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version