Një studim australian, zbuloi se gratë kanë dyfish më shumë shenja gjenetike të lidhura me depresionin sesa burrat. Studiuesit analizuan ADN-në e gati gjysmë milioni njerëzish dhe identifikuan ndryshime gjenetike që shpjegojnë pse depresioni prek më shpesh gratë.
Sipas dr. Britani Mitchell, këto gjetje tregojnë se faktorët gjenetikë lidhen edhe me metabolizmin tek gratë, duke shpjeguar ndryshime në peshë apo energji gjatë depresionit. Hulumtimi pritet të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve më të përshtatura për gjininë femërore.