Sipas raportit të ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 15 milionë të rinj 13–15 vjeç përdorin cigare elektronike në botë, duke qenë nëntë herë më të prirur ndaj “vejpimit” sesa të rriturit.
Aktualisht, mbi 100 milionë persona përdorin cigare elektronike, ndërsa përdorimi i duhanit tradicional ka rënë nga 1.38 miliardë në vitin 2000 në 1.2 miliardë në vitin 2024.
Megjithatë, OBSH thekson se vejpimi nuk është alternativë e shëndetshme, pasi avujt e tij përmbajnë më shumë substanca kancerogjene se cigaret, ndërsa industria e duhanit e përdor këtë trend për të tërhequr të rinjtë.